Politikë

Jehona Lushaku-Sadriu: Arlinda Zekaj ka vdekur në duart e Gërvallës dhe Sveçlës, duhej të jepnin dorëheqje

Nga · 4 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ajo ka thënë se ky raport që publikohet 1 herë në vit, na jep pasqyrën përpara se kush jemi dhe çfarë po bëjmë për vendin tonë brenda një viti.

“Ky raport ishte ndoshta më i dobëti për nga rezultatet, historikisht prej kur ka filluar publikimi i tij. Ishte përsëritje e dështimeve që shteti i ka bërë në çdo fushë, për shkak të krizave politike por edhe mos të harrojmë që Qeveria ishte në detyrë dhe askush nuk e ka ndalu atë për t’i përmbush këto kushte, për të ndërmarrë reforma dhe t’i përgjigjet kërkesave të qytetarëve me dëshirën më të mirë që Kosova të ec në rrugën e saj drejt BE-së”, ka thënë Lushaku.

Ajo ka thënë se fjalia më e mirë është progresi i kufizuar në fushat që janë jetike për jetën e qytetarëve të Kosovës.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Duke nis nga kriteret demokratike të funksionimit të institucioneve tona, kritere që do duhej të ishin të nënkuptueshme për shtetin tonë. Ndërhyrje e politikës në gjyqësor, mosrespektim i vendimeve të Kuivendit nga Qeveria, mosrespektim i vendimeve kushtetuese, i afateve, krejt këto e prishin rendin kushtetues të vendit tonë. Janë shqetësim përtej çdo shqetësimi sepse e prekin thelbin kushtetues dhe funksionalitetin e vetë shtetit tonë, dhe për këtë ka njerëz përgjegjës. Përgjegjësia na takon të gjithëve por më së shumti atyre që janë në pushtet e që obligohen të ndërmarrin iniciativa e të jenë garantues të shtetit tonë”, ka thënë deputetja e LDK-së.

Për drejtësinë, Jehona Lushaku ka thënë se është dështim tjetër eklatant.

“Asnjë reformë e drejtësisë, të gjitha fjalime për t’u lutur qytetarëve për besim, asnjë adresim, asnjëherë drejtësia nuk ka dështuar në thelb në adresimin e çështjeve që rregullojnë problemet që i kanë qytetarët tanë.  E të mos flasim për atë që na ndodhi muajt e fundit e që në këtë raport progresi gati kishte hyrë. 2509 raste të dhunës për një vit ka shënuar Raporti i Progresit.  Krejt kjo dhunë në familjet tona vjen si rezultat i papërgjegjësisë sonë institucionale për t’i dalë ball institucioneve tona, për ti mbrojtur qytetarët tanë, për t’i mbrojtur para së gjithash gratë e fëmijët tanë nga dhunuesit që permanent po e vazhdojnë këtë në mungesë të institucioneve dhe duke e aprë që qeveria jonë nuk jep përgjegjësi”, ka thënë Lushaku.

Ajo ka përmendur edhe rastin e Arlinda Zekajt.

“Po du me ia kujtu rastin e Arlindës, sepse po të donim të përqonim mesazhin se ky vend jep përgjegjësi, koordinatorja për çështje gjinore duhej të jepte dorëheqje, ministri i Punëve të Brendshme duhej të dorëhiqej që në dorë i ka vdek Arlinda.  Në sistemin e tij të drejtësisë e ai rrin brenda postit, sepse më e rëndësishme është me e mbajt postin se me vdek një grua në dorë të Policisë.  Ky është një refleksion se sa e duam ne qytetarin, sa i duam gratë para së gjithash, sa kemi empati, sa jetojmë me hallet e tyre. Është përgjegjësi e qartë e ministrave tonë që iu ka vdek gruaja në duart e tyre, dhe nuk japin lloj përgjegjësie sepse nuk e ndjejnë”, ka shtuar Lushaku.

Për korrupsionin, ajo ka thënë se Raporti i Progresit konstaton se s’ka progres në luftën kundër korrupsion.

“Imagjinoje përgjegjëse është Qeveria që asnjë strategji nacionale kundër korrupsion nuk e ka hartu ka vite. Shtatë vjet po bëhen në Qeveri, një strategji anti-korrupsion”, ka shtuar ajo. 

Shiroka Pula priti në takim ministrin e Punëve…

Krasniqi për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Imagjinojeni…

Pak ditë nga dorëheqja e Gazmend Hoxhës,…

Rexha për Astrit Deharin: Për 10 vite asnjë…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *