Politikë

​10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, sot organizohen aktivitete përkujtimore

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Me rastin e këtij përvjetori, gjatë ditës do të organizohen homazhe, konferencë për media, dhurim vullnetar i gjakut, ekspozitë dhe aktivitete të tjera përkujtimore në Prishtinë.

Aktivitetet nisin në orën 09:30 me homazhe te varri i Astrit Deharit, ndërsa në orën 11:00 do të mbahet konferencë për media para objektit të Prokurorisë Speciale. Në të njëjtën kohë, në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, në rrugën “Behije Dashi”, do të organizohet dhurimi vullnetar i gjakut.

Në orën 11:30, në Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, do të mbahet bashkëbisedim me brezat e rinj, ndërsa në orën 14:00 do të hapet ekspozita “Kujtimet e veprimtarisë së Astrit Deharit”, në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Akademia përkujtimore do të mbahet në orën 17:30 në Kino ABC në Prishtinë, ndërsa në orën 18:30 do të ndizen qirinj te murali i Astrit Deharit.

Aktivitetet përmbyllen në orën 20:00 me natën përkujtimore “Astriti në kujtimet e shokëve dhe shoqeve”, në kafenenë “Retrovers”, afër Menzës së Studentëve në Prishtinë.

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, vdiq më 5 nëntor 2016, në moshën 26-vjeçare, derisa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nën dyshimet për përfshirje në sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në gusht të atij viti.

Vdekja e tij në paraburgim nxiti reagime dhe protesta, ndërsa rrethanat e rastit vazhduan të jenë objekt hetimesh dhe kërkesash për zbardhjen e së vërtetës.

Ekspertiza fillestare e institucioneve vendore e kishte cilësuar vdekjen si pasojë të asfiksisë së shkaktuar nga vetë ai, ndërsa ekspertiza e mëvonshme e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës ngriti dyshime mbi këtë përfundim, duke mos përjashtuar mundësinë e përfshirjes së një personi tjetër.

Në vitin 2019, hetimet për vdekjen e Deharit kaluan nga Prokuroria Themelore në Prizren te Prokuroria Speciale e Kosovës.

Familja Dehari ka kërkuar vazhdimisht zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së tij dhe vendosjen e përgjegjësisë për rastin.

​Kuvendi mblidhet sot, në rend dite 3 projektligje…

Kurti pas takimit me HANDIKOS-in: Dinjiteti dhe mundësitë…

69-vjeçari nën rrënoja në Elbasan, Komandanti i Emergjencave…

Liga e Kampionëve: Como shkruan historinë me fitore…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *