Politikë

Kurti pas pranimit të Raportit të KE-së: Kosova meriton statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Pas takimit, Kurti ka mbajtur konferencë për media, ku ka folur për procesin e integrimit evropian, reformat dhe pritjet e Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Ai ka thënë se pas një periudhe të ngarkuar politike, Kosova tashmë ka institucione stabile dhe ka përshpejtuar punën në reformat që lidhen me integrimin në BE, veçanërisht ato të parapara në kuadër të Planit të Rritjes.

“Pas një periudhe të ngjeshur politik, i cili përkon me pjesën më të madhe të periudhës kohore që e mbulon ky raport, më 6 tetor zgjodhëm presidentin e Republikës, siç e dini të gjithë, duke i dhënë kësisoj sërish fund serisë së zgjedhjeve të panevojshme e të kushtueshme. Tani që kemi institucione plotësisht stabile dhe funksionim demokratik, kemi përshpejtuar dinamikën e reformave për integrim në Bashkimin Evropian, në veçanti të reformave prioritare të Planit të Rritjes”, ka deklaruar Kurti.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Kreu i Qeverisë ka ritheksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik afatgjatë i Kosovës, duke theksuar se ky proces ka mbështetje të gjerë qytetare dhe konsensus ndërpartiak.

“Integrimi në BE mbetet prioriteti ynë strategjik afatgjatë, siç edhe nënvizohet në raport. Ky përkushtim ka mbështetje të lartë dhe të qëndrueshme të popullsisë dhe gëzon konsensus të gjerë ndërpartiak”, është shprehur ai.

Megjithatë, Kurti ka vlerësuar se pozita e Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE nuk e pasqyron progresin që, sipas tij, ka arritur vendi.

Ai ka kërkuar që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe të hapen sa më parë negociatat për anëtarësim.

“Megjithatë, nuk mund ta lëmë pa e thënë se pozita e Kosovës në procesin e anëtarësimit nuk e pasqyron progresin që kemi bërë. Siç kemi nënvizuar në të gjitha takimet dhe vizitat, në të gjitha nivelet dhe rastet ku na është dhënë mundësia, në veçanti me presidentin Costa, pastaj presidentën von der Leyen, komisioneren Kos, kancelarin Merz, presidentin Macron dhe shumë udhëheqës të tjerë të shteteve anëtare, Kosova meriton të marrë statusin e shtetit kandidat për anëtarësim dhe të fillojë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Kurti.

Ai ka rikujtuar se më 15 dhjetor të këtij viti bëhen katër vjet nga dorëzimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në Pragë të Çekisë.

Sipas Kurtit, pavarësisht kësaj, Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka marrë ende statusin e vendit kandidat.

“Përkundër kësaj, Kosova edhe më tej mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat”, ka deklaruar ai.

“Nuk e ka pritur kështu, i ka dalë…

Aleanca: Raporti i Progresit vulosi dështimin gjashtëvjeçar të qeverisë

Maqedonci takohet në Berlin me përfaqësuesin e Gjermanisë…

Haxhiu takohet me Schuebel, diskutohet Raporti i KE-së:…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *