Politikë

BE-ja kritikon Kuvendin: Paraliza institucionale dhe mosfunksionimi i tij kanë penguar reformat, aktiviteti parlamentar pothuajse u pezullua

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në Raportin e Progresit 2026, BE-ja thekson se bllokada politike çoi në pezullimin pothuajse të plotë të aktivitetit parlamentar dhe shpërbërjen e Kuvendit në nëntor të vitit 2025. Edhe Kuvendi i ri, i konstituuar më 11 shkurt 2026, sipas raportit, mbeti i brishtë për shkak të mosmarrëveshjeve politike, paqartësive procedurale, përdorimit të shpeshtë të procedurave të përshpejtuara dhe mungesës së bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike.

Komisioni Evropian vlerëson se Gjykata Kushtetuese ka luajtur rol të rëndësishëm në adresimin e bllokadave dhe rivendosjen e sigurisë ligjore, duke nxjerrë disa vendime lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb. Sipas BE-së, këto zhvillime kanë nxjerrë në pah dobësi sistemike dhe mungesë të respektimit të mjaftueshëm të kërkesave kushtetuese dhe procedurale.

Një tjetër kritikë e raportit lidhet me mungesën e bashkëpunimit ndërmjet pozitës dhe opozitës. Pavarësisht shumicës së konsiderueshme të koalicionit qeverisës, BE-ja thotë se nuk ka pasur bashkëpunim strategjik me opozitën, gjë që ka penguar reformat kryesore në rrugën drejt integrimit evropian dhe ka vështirësuar arritjen e konsensusit për zgjedhjen e presidentit.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Raporti vë në pah se procesi legjislativ shpesh ka qenë i paparashikueshëm dhe jo mjaftueshëm gjithëpërfshirës, me konsultime të kufizuara me palët e interesuara dhe përfshirje jo të mjaftueshme të shoqërisë civile. Po ashtu, mbikëqyrja parlamentare ndaj ekzekutivit është vlerësuar si shumë e kufizuar, ndërsa të drejtat e opozitës janë dobësuar nga polarizimi, bojkotet dhe mungesa e dialogut të strukturuar.

Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim edhe për gjuhën e përdorur në Kuvend, duke theksuar se diskursi politik mbetet shumë i polarizuar dhe se janë evidentuar raste të retorikës diskriminuese, gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës seksiste. Sipas raportit, Kuvendit i mungojnë mekanizmat efektivë disiplinorë për të trajtuar këto raste.

Sa i përket përfaqësimit gjinor, BE-ja vlerëson se gratë kanë përbërë mbi 30 për qind të deputetëve në të dy legjislaturat e përfshira në raport. Pas zgjedhjeve të dhjetorit 2025, gratë përbënin 33.33 për qind të Kuvendit, ndërsa pas zgjedhjeve të qershorit 2026 kjo përqindje u rrit në 34.2 për qind, apo 41 nga 120 deputetë. Megjithatë, raporti thekson se nevojiten përpjekje të mëtejshme për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë.

Në fund, Komisioni Evropian kërkon nga Kuvendi që të përmirësojë dialogun politik, të forcojë zbatimin e rregullave procedurale, të rrisë cilësinë e legjislacionit dhe të përmirësojë mbikëqyrjen parlamentare. Po ashtu, kërkohet emërimi urgjent i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit dhe plotësimi i pozitave në institucione të rëndësishme të pavarura, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Avokatin e Popullit, Organin Shqyrtues të Prokurimit, Komisionin e Ndihmës Shtetërore dhe Autoritetin e Konkurrencës.

Sipas vlerësimit të BE-së, rikthimi i rolit të Kuvendit në qeverisjen demokratike dhe avancimin e integrimit evropian kërkon dialog konstruktiv ndërmjet partive politike, respektim të procedurave dhe funksionim më efektiv të institucioneve.

Përleshje mes tifozëve të Dritës dhe Prishtinës

Xhensila Myrtezaj shijon pushimet me fëmijët, duken kaq të lumtur

Në prag të 10-vjetorit të Astrit Deharit, dy…

BE-ja godet Kosovën dhe Serbinë në raport –…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *