Politikë

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Në gjashtë muaj janë shpenzuar vetëm 37% e buxhetit

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Përmes një postimi, Hoti ka bërë të ditur se nga 1.02 miliardë euro të planifikuara për investime kapitale gjatë vitit, në gjashtë muajt e parë janë shpenzuar vetëm 377 milionë euro, apo rreth 37 për qind e buxhetit.

Ai ka theksuar se në këtë shumë përfshihen edhe 82 milionë euro të paguara për vendime gjyqësore, çka sipas tij nënkupton se investimet kapitale reale arrijnë në vetëm 295 milionë euro.

Hoti ka paraqitur edhe të dhënat për realizimin e investimeve sipas ministrive, ku disa prej tyre kanë shënuar përqindje veçanërisht të ulëta. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal figuron me 0 për qind realizim, ndërsa Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare me vetëm 1 për qind.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Përqindje të ulëta, sipas të dhënave të publikuara nga Hoti, kanë edhe Ministria e Ekonomisë me 9 për qind, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me 11 për qind, si dhe Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike dhe ajo e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me nga 15 për qind.

Sipas Hotit, mosrealizimi i investimeve kapitale po i kushton ekonomisë së vendit, pasi qindra miliona euro që duhej të qarkullonin në biznese dhe të krijonin të ardhura për mijëra punëtorë, po mbeten të pashpenzuara.

Deputeti i LDK-së ka vlerësuar se kjo situatë dëshmon për dështime në realizimin e investimeve të planifikuara. 

Simulohet rrëzimi i një avioni në aeroportin e…

15 vjet nga vrasja e Diana Kastratit, i…

Ramush Haradinaj nis ditën me vrap, publikon fotografi nga Gërmia

Gashi vendos që prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *