Politikë

Takimi Rutte- Rama: Rikonfirmohet mbajtja e Samitit të NATO-s në Tiranë

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Vëmendje e veçantë iu kushtua kërcënimeve hibride, përfshirë sulmet kibernetike, dezinformimin, ndërhyrjet e huaja dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Një tjetër temë e diskutuar ishte zhvillimi i Korridorit VIII si korridor i mobilitetit ushtarak, që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi dhe ka rëndësi strategjike për sigurinë e krahut juglindor të NATO-s.

Në këtë kuadër u trajtua edhe projekti i Porto Romanos dhe roli i tij në zhvillimin e kapaciteteve infrastrukturore dhe logjistike në mbështetje të Aleancës.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Gjatë bisedës u rikonfirmua gjithashtu mbajtja në Tiranë e Samitit të ardhshëm të NATO-s, pas vendimit të marrë nga vendet aleate. Organizimi i këtij forumi përbën një ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë, e cila do të mirëpresë përfaqësuesit më të lartë politikë të vendeve anëtare të Aleancës.

Samiti pritet të vendosë në fokus edhe rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik.

Ndërkohë, më herët gjatë qëndrimit në Bruksel, Rama mori pjesë në “Euronews Enlargement Summit”, ku bëri thirrje që Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapa të guximshëm për zgjerimin, duke theksuar se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e projektit evropian mbi bazën e meritës.

Kryeministri shqiptar u shpreh se, pavarësisht sfidave dhe çështjeve komplekse që shoqërojnë procesin e integrimit, Bashkimi Evropian mbetet alternativa më e mirë për rajonin.

“Unë besoj fort se, në një botë që po çmendet, ku realitetet po ndryshojnë dhe forca të reja po bëhen papritur shumë të rëndësishme, BE-ja duhet të bëjë diçka po aq të guximshme, që shkon përtej punës së zakonshme dhe të përditshme”, deklaroi Rama.

Ai nënvizoi se procesi i zgjerimit duhet të mbështetet në meritë dhe se asnjë vend nuk duhet të kërkojë trajtim të veçantë apo rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit.

“Askush nuk duhet të kërkojë dhurata, rrugë të shkurtra apo fleksibilitet në këtë proces. Na merrni në shtëpi, sepse është edhe shtëpia jonë, ashtu siç është edhe e juaja”, u shpreh kryeministri.

Vulin tenton të ikë në Moskë – aeroplani…

Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Vdes 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga ariu

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *