Në një postim, Haxhiu ka thënë se për më shumë se 27 vjet, familjet e tyre kanë kërkuar të mësojnë për fatin dhe vendndodhjen e trupave të më të dashurve të tyre.
Ajo ka deklaruar se forcat serbe i kishin vrarë dhe varrosur fshehurazi, me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit.
Haxhiu u ka shprehur ngushëllime familjeve Ademi, Fazliu dhe Haliti, duke thënë se bashkëndjen edhe me familjet e tjera të këtij grupi dhe me të gjitha familjet në Kosovë që ende presin të mësojnë për fatin e të zhdukurve.
Ajo ka kërkuar që Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera dhe të publikojë të gjitha të dhënat që posedon për personat e zhdukur, përfshirë edhe lokacionet e varrezave të tjera masive.
Bajrami: Kurti ndau vetëm një milion euro për…
Berisha: Arlinda Zekaj ishte paralajmëruar nga Jetoni rreth…
Nën patronatin e Presidentes Shiroka Pula, organizohet “Darka…
“Nale dorën me nipa e mbesa”, Musliu-Shoshi kritikon…
