Në reagimin e saj, Aleanca e ka cilësuar këtë situatë si dëshmi të dështimit dhe keqmenaxhimit të sektorit të energjisë, duke kritikuar mungesën e investimeve në rritjen e kapaciteteve prodhuese vendore dhe rritjen e varësisë nga importi.
Sipas Aleancës, kjo gjendje është reflektuar edhe në rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, duke rënduar buxhetin e familjeve kosovare.
Partia ka kërkuar që të hetohet çdo dyshim për keqpërdorim të parasë publike në sektorin e energjisë, duke përmendur edhe nevojën për zbardhjen e asaj që e cilëson si “mafia energjetike”.
Aleanca ka bërë të ditur se pikërisht për këto çështje ka ftuar interpelancë në Kuvendin e Kosovës.
“Duhet të zbardhet kjo skemë e organizuar dhe të ndalet ky degradim!”, thuhet në reagimin e Aleancës.
Në Demiraj të Gjilanit varrosen Adonis Demiri dhe vajza e tij tre muajshe
Rama për VV-në: Hajde t’a bëjmë sallën koncertale,…
Nuk ndalen protestat për Arlindën, për herë të…
Hasani: Rama e ka poshtëruar Kurtin, prandaj ai nuk përballet hapur me të
