Politikë

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Sipas njoftimit të Ministrisë, vendimi është marrë pas konstatimit të shkeljeve ligjore në procedurën e zgjedhjes së rektorit, për të cilat Këshilli Drejtues, sipas MASh-it, nuk kishte ndërmarrë veprime për disa muaj, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme.

Në opinionin ligjor të Zyrës Ligjore të Ministrisë janë evidentuar dy shkelje: mosintervistimi i kandidatëve nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues dhe zgjedhja e rektorit për një mandat të tretë, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Pas shfuqizimit të vendimit, MASh i ka kërkuar Këshillit Drejtues që brenda tri ditësh të emërojë një ushtrues detyre të rektorit, me konsensusin e të gjithë anëtarëve.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Po ashtu, Ministria ka kërkuar që të nisin menjëherë përgatitjet për shpalljen e konkursit të ri për pozitën e rektorit.

Në fund të njoftimit, MASh u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit Drejtues, stafit akademik dhe atij administrativ që të bashkëpunojnë për tejkalimin e situatës dhe rikthimin e funksionimit të rregullt institucional të universitetit. 

Kurti prezanton buxhetin për vitin 2027: 4.27 miliardë…

​Kërkohet presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për sjelljen para…

Avokati i të dyshuarit për rastin në Gjilan:…

​Haziri kritikon Qeverinë për mosplotësimin e tri kushteve…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *