Politikë

Drejtori i Spitalit në Mitrovicë, Gëzim Berisha ndalohet për 48 orë nën dyshimin për dhunë në familje, raportohet se e kërcënoi bashkëshorten se do t’i ndodhë e njëjta gjë sikurse Arlindës

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila ka bërë të ditur se ndalimi është bërë me urdhër të prokurorit kujdestar.

“Ju konfirmojmë se me urdhër të Prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë, personi me inicialet G.B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’, nga neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërkohë, Prokurori i Shtetit po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Shala.

Ndërkaq, burime të “Betimi për Drejtësi” kanë raportuar se Berisha dyshohet se e ka kërcënuar bashkëshorten e tij duke i thënë se do t’i ndodhë e njëjta gjë sikurse Arlinda Zekajt.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor 2026, ndërsa për rastin dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj. Viktima paraprakisht kishte raportuar ish-bashkëshortin e saj, Jeton Sylaj, për dhunë në familje.

Hetimet për rastin ndaj Gëzim Berishës janë duke vazhduar.

Kurti mohon që VV është e përfshirë në…

Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Duhet…

Kurti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Secili zyrtar…

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, a…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *