Politikë

Haxhiu takon përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, diskutojnë avancimin e barazisë gjinore

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Gjatë takimit është diskutuar për prioritetet e agjendës gjinore parlamentare, hartimin e legjislacionit nga perspektiva gjinore, si dhe forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit në zbatimin e ligjeve që garantojnë barazinë dhe mbrojtjen e të drejtave të grave, transmeton lajmi.net.

Haxhiu ka shprehur përkushtimin që gjatë kësaj legjislature të punohet më shumë për avancimin e kësaj agjende, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat që angazhohen për të drejtat e grave.

Ajo ka vlerësuar kontributin shumëvjeçar të Rrjetit të Grave të Kosovës dhe 106 organizatave anëtare të tij, duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre në promovimin dhe zbatimin e të drejtave të garantuara me ligj.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Në këtë takim është riafirmuar rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile për krijimin e politikave dhe mekanizmave më efektivë në funksion të barazisë gjinore.

Zgjedhjet në Shqipëri më 9 maj 2027, Presidenti dekreton datën e votimit

Rama pas intervistimit ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që…

“Amaneti i Arlindës ka me iu nxanë” –…

“Gjithçka është bërë sipas ligjit” – Përparim Rama…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *