Politikë

Prokuroria Speciale e konfirmon: Përparim Rama është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

“Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, Prokuroria Speciale ju njofton se personi me inicialet P.R. është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të veprimeve hetimore që Prokuroria është duke i zhvilluar në rastin penal “Arkitekti i Kryeqytetit”, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Prokuroria Speciale është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi.”, tha Luta.

Para hyrjes në prokurori, Përparim Rama u shpreh se detyra e tij është ndërtimi i qytetit dhe se organeve të drejtësisë u takon të verifikojnë ligjshmërinë. Ndërkohë, nga ana e subjekteve politike dhe zyrtarëve janë publikuar edhe fatura e dokumente lidhur me pagesat e këtij projekt-kontrate.

Si nisi projekti 12 milionësh?

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Projekti “Arkitekti i Kryeqytetit” nisi në vitin 2022, kur Komuna e Prishtinës, nën udhëheqjen e Përparim Ramës, hapi tenderin për “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”.

Tenderi u hap më 22 korrik 2022 dhe parashihte një kontratë me kohëzgjatje prej 36 muajsh dhe vlerë prej 12 milionë eurosh. Projekti iu besua arkitektit Astrit Nixha dhe kompanisë së tij “Anarche”.

Sipas shpjegimeve të dhëna në atë kohë nga kryetari Rama, synimi ishte krijimi i një shërbimi profesional me konsulentë nga fusha të ndryshme, përfshirë arkitekturën, infrastrukturën dhe planifikimin urban, për të ndihmuar në zhvillimin e projekteve të rëndësishme të kryeqytetit.

Në mesin e projekteve që Rama kishte përmendur si pjesë të vizionit të këtij shërbimi ishin transformimi i Pallatit të Rinisë, Tregut të Gjelbër dhe hapësirave të tjera publike.

Rama pas intervistimit ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që…

“Amaneti i Arlindës ka me iu nxanë” –…

“Gjithçka është bërë sipas ligjit” – Përparim Rama…

Përparim Rama del nga Prokuroria Speciale pas gati dy orësh intervistim

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *