Politikë

Miftaraj kritikon ministrat pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës: Jeta e një gruaje për politikën është statistikë – Politika në Kosovë është pushtet, xhipa, privilegj

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në një reagim publik, Miftaraj ka përmendur veprimet e Policisë dhe të sistemit prokurorial, përfshirë suspendimin e 11 zyrtarëve policorë, suspendimin e dy prokurorëve dhe transferimin e lëndëve nga Peja në Prishtinë, me qëllim të krijimit të kushteve për hetime të pavarura, transmeton lajmi.net.

Ai ka vlerësuar edhe dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, duke thënë se ai ka marrë përgjegjësi institucionale dhe nuk është fshehur pas uniformës apo pozitës.

“Drejtori i Policisë Gazmend Hoxha, duke kuptuar peshën e përgjegjësisë institucionale, nuk fshihet prapa uniformës dhe pozitës, por dëshmon karakter, moral dhe etikë dhe ofron dorëheqje”, ka shkruar Miftaraj.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Megjithatë, sipas tij, ajo që mungon janë dorëheqjet që burojnë nga përgjegjësia institucionale e ministrave të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme.

Miftaraj ka kritikuar politikën në Kosovë, duke thënë se ajo është pajtuar me mungesën e moralit, përgjegjësisë dhe ndjeshmërisë.

“Politika në Kosovë tanimë është pajtuar me fatin se s’ka moral, s’ka përgjegjësi, s’ka etikë, s’ka ndjeshmëri”, ka shkruar ai.

Në fund, drejtori i IKD-së ka përdorur tone të ashpra ndaj klasës politike, duke thënë se për të, pushteti dhe privilegjet janë bërë më të rëndësishme sesa jeta e qytetarëve.

“Politika në Kosovë është pushtet, xhipa, privilegj. Jeta e një gruaje në Kosovë për politikën është statistikë. Fatkeqësisht”, ka përfunduar Miftaraj.

Kush është Fehmi Hoti, tani ushtrues detyre i…

Kuvendi i KMShK-së mori vendime për 19 ankesa

Jep dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovë Gazmend…

Familjarët e Arlinda Zekajt në ballë të protestës…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *