Lajmet e Fundit

Pamje tronditëse: Jeton Sylaj ia djeg rrobat Arlindës, publikohet edhe biseda telefonike me zë, ku e kërcënonte se nuk do ja lejonte as të fliste me djalin

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Bëhet fjalë për videon që, sipas deklarimeve të Arlindës të përfshira në dosjen e Prokurorisë, ish-bashkëshorti i saj ia kishte dërguar, ku shihej duke ia djegur rrobat në oborrin e shtëpisë, krahas përdorimit të gjuhës fyese dhe kërcënuese ndaj saj, transmeton lajmi.net.

Sipas aktakuzës, Arlinda kishte deklaruar se Jeton Sylaj ia kishte marrë rrobat, i kishte nxjerrë në oborr dhe më pas ua kishte vënë flakën. Ajo kishte thënë gjithashtu se ai e kishte incizuar ngjarjen dhe videon ia kishte dërguar asaj, të cilën më pas ishte e gatshme ta dorëzonte si dëshmi në Polici.

Rasti i djegies së rrobave ishte përmendur edhe në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë, të ngritur më 23 tetor 2026 ndaj Jeton Sylajt për veprën penale të kanosjes. Sipas dokumentit, Arlinda kishte raportuar se gjatë martesës kishte përjetuar dhunë psikologjike dhe fizike, ndërsa kishte deklaruar se ndihej e rrezikuar nga ish-bashkëshorti.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Më 25 tetor, Arlinda u vra në Vitomiricë të Pejës, pak pasi ishte kthyer në shtëpi e shoqëruar nga Policia. Për vrasjen dyshohet Albert Sylaj, vëllai i Jeton Sylajt.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta dhe pyetje për mënyrën se si institucionet i trajtuan raportimet dhe kërkesat e Arlindës për mbrojtje.

Pamjet e publikuara në emisionin “MAT” në Klan Kosova mund t’i ndiqni poshtë.

“Shkarkime, o kryeministër!”, Lushaku reagon ashpër pas videos…

Vrasja e Arlinda Zekajt, Haradinaj kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie

​Dita e 17-të e protestës, Edi Rama sërish i fton protestuesit në dialog

​Biletat e shtrenjta pasurojnë FIFA-n, zbulohen fitimet marramendëse…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →