Politikë

Caktohet seanca në mungesë ndaj 20 të pandehurve për krime lufte kundër popullsisë civile

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në njoftim të Gjykatës thuhet se objekt shqyrtimi do të jetë aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës të 6 gushtit 2026 kundër të pandehurve: MILOVAN KOVAÇEVIQ, RADOMIR ÇOLIQ, MILOSH GjOSHAN, PREDRAG RISTIQ, SRGJAN KRISTIQ, LUBISHA OBRADOVIQ, ZHIVKO SARIQ, SPASO SARIQ, LAZAR DRASHKOVIQ, ZVONKO RISHTIQ, DARKO GLIGORIJEVIQ, ÇEDOMIR BOZHOVIQ, VLADIMIR BOZHOVIQ, ROBERT DOBRUNA, RADOMIR RAKOVIQ, LJUBISHA RAKOVIQ,MILOSH SHQEPANOVIQ, MILAN RADOIÇIQ, SVETISLAV GLIGORIJEVIQ, TOMICA AVRAMOVIQ.

“Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se te njëjtit kanë qenë te pa arritshëm deri në momentin e ngritjes se aktakuzës.

Për këtë arsye, përmes kësaj komunikate ju bëhet thirrje të pandehurve që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente.

Seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore ne Prishtinë, Pallati i drejtësisë Hajvali, Objekti D , Kati I, gjykatorja nr. 27, me datë 21.12.2026 nga ora 09:30, nga kryetari i trupit gjykues Leon Përlaska”, thuhet në njoftim.

“Procesi të zhvillohet në frymën e demokracisë” Nga…

Mirjeta Zeka e zhdukur prej 7 vjetësh, vëllai:…

Kryeziu pas vrasjes së Arlindës: Duhet të ketë…

Çitaku: Grupi Punues dëshmon unitet, çlirimtarët do ta…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *