Politikë

IKD dorëzon në kuvend nismën legjislative qytetare të mbështetur nga 12,120 qytetarë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Nisma është dorëzuar nga Ehat Miftaraj, Drejtor Ekzekutiv nw IKD si përfaqësues i Nismës Legjislative, dhe Naim Jakaj nga IKD, në takimin e mbajtur me Kryetaren e Kuvendit, anëtarët e Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Nisma Legjislative Qytetare është mbështetur nga gjithsej 12,120 qytetarë të Republikës së Kosovës, duke tejkaluar numrin minimal prej 10,000 nënshkrimesh të kërkuara për ushtrimin e së drejtës së qytetarëve për nismë legjislative.

Nisma përmban dy propozime për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Propozimi i parë synon përcaktimin e përgjegjësisë penale për përdorimin e parasë dhe burimeve publike për përfitim elektoral, në rastet kur përdorimi i tyre bëhet me qëllim të sigurimit të përfitimit elektoral për një subjekt politik dhe jashtë skemave, programeve apo detyrimeve të rregullta dhe të miratuara paraprakisht.

Propozimi i dytë synon përcaktimin e shprehur të përgjegjësisë penale për moszbatimin e qëllimshëm të vendimeve përfundimtare dhe detyruese dhe masave të përkohshme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nga personat që kanë detyrim për zbatimin e tyre.

Procesi i mbledhjes së nënshkrimeve ka filluar më 23 korrik 2026 dhe është përmbyllur më 23 tetor 2026. Gjatë kësaj periudhe, IKD ka zhvilluar aktivitete informuese dhe të mbledhjes së nënshkrimeve në komuna të ndryshme të Kosovës, si dhe diskutime me qytetarë, studentë dhe përfaqësues institucionalë.

Me dorëzimin e Nismës, IKD ka dorëzuar edhe Projektligjin, Memorandumin Shpjegues, listat origjinale të nënshkrimeve, dokumentacionin elektronik përkatës dhe njoftimin lidhur me burimet e financimit të Nismës.

IKD pret që Nisma Legjislative Qytetare të procedohet dhe shqyrtohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Nismat Legjislative.

IKD falënderon të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur Nismën dhe kanë marrë pjesë në këtë proces të drejtpërdrejtë të ushtrimit të së drejtës kushtetuese për të propozuar ligje.

U plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria nis…

IQP ndalon punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Komunën…

Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të…

“Drejtësia për ty është borxh”, artistët shqiptarë reagojnë…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *