Politikë

Thirrjet për dorëheqjen e Sveçlës, Nagavci: Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt shumë kompleks, disa institucione jo rrallëherë kanë dështuar

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Nagavci tha pas një mbledhjeje të Kryesisë së Kuvendit se do të ndërmarrin “gjithçka që ky rast të adresohet si duhet”.

“Me aq sa e kemi përcjellur, rasti është shumë kompleks. Fatkeqësisht kësaj here e kemi kunatin i cili e ka kryer aktin e vrasjes”, tha ajo.

E pyetur për përgjegjësinë e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, Nagavci përsëriti se “çështja është shumë komplekse dhe shkon përtej një individi”.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Personat që nuk kanë vepruar në këtë rast, qoftë prokurorja e rastit, qoftë persona të tjerë përgjegjës, duhet të hetohen e duhet të merren përgjegjës. Por gjithsesi, duhet të keni parasysh, është çështje shumë komplekse dhe shkon përtej një individi, andaj edhe synimi, qëndrimi ynë është që diskutimi të bëhet jo vetëm diskutim në mënyrë profesionale, por të hetohen personat përgjegjës”, tha ajo.

Disa institucione, Nagavci tha se “janë përgjegjëse” dhe “jo rrallëherë” kanë dështuar në raste të tilla.

“Ne e dimë që edhe Qendra për Punë Sociale, por edhe institucionet e tjera përgjegjëse, jo rrallëherë kanë dështuar t’i kryejnë përgjegjësitë dhe detyrat e veta, andaj është një situatë që duhet ta trajtojmë me shumë përgjegjësi”, tha ajo.

Ligji për Specialen, Haxhiu: Roli i Kuvendit është…

Rasti në Pejë, Tahiri thotë se është dështim…

Vajza e axhës së viktimës në Pejë: Ajo…

Haxhiu: Të enjten seancë plenare, votohet për Byronë dhe Buxhetin

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *