Politikë

Presidentja kërkon hetim urgjent për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të sqarohet nëse janë marrë masat për vlerësimin e rrezikut dhe mbrojtjen e saj

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ajo është shprehur e tronditur ndërsa ka kërkuar që rrethanat e kësaj vrasje të kërkojnë hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm.

“Kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë me përparësi jo vetëm rrethanat e vrasjes dhe përgjegjësinë penale të personave të dyshuar, por edhe trajtimin e kërkesave të viktimës dhe veprimet e secilit institucion që kishte detyrimin ligjor ta mbronte. Duhet të sqarohet nëse janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut dhe mbrojtjen e saj. Çdo sinjal për rrezik, çdo kërkesë për ndihmë dhe çdo ankesë ndaj mosveprimit institucional duhet të trajtohet me seriozitetin maksimal. Mbrojtja e jetës dhe sigurisë së qytetarëve është detyrim i panegociueshëm i institucioneve”, ka shkruar Shiroka-Pula.

Ajo i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë, profesionalizëm dhe paanshmëri, në mënyrë që çdo rrethanë e këtij rasti të hetohet dhe drejtësia të vihet në vend.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur pasi kërkon ndihmë nga institucionet e shtetit. Siguria dhe dinjiteti i çdo gruaje duhet të trajtohen si përgjegjësi themelore institucionale, ndaj çdo dyshim për dështim në përmbushjen e kësaj përgjegjësie duhet të marrë përgjigje të qartë. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës dhe të gjithë të afërmve të saj. Mbrojtja e jetës së grave është detyrim i panegociueshëm, ndaj nuk ka kompromis kur ajo vihet në rrezik”, thuhet në komunikatën e Justina Shiroka Pulës. 

Mushkolaj: Arlindën e vrau shteti, e vranë Policia…

Vigan Qorolli akuzon prokuroren që nuk i ofroi…

Dogana zbulon kanabis në një dërgesë postare

Vjosa Osmani pas vrasjes së gruas në Vitromiricë:…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *