Lajmet e Fundit

Rikthimi në miqësi: Albërie Hadërgjonaj flet për jetën pas divorci

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në një intervistë të sinqertë, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj ndan përvojat e saj pas një ndarjeje të vështirë, duke zbuluar se si ka arritur të gjejë paqe me të kaluarën.

Gjatë bisedës në emisionin ‘Live me Luizin’, ajo shprehu se ndarja nga ish-bashkëshorti e kishte lënë me ndjenja të përziera, por tani ajo gëzon një respekt të madh për të. Albërie theksoi se vitet e para pas ndarjes ishin të vështira, duke e urrejtur atë për humbjen e disa viteve të jetës së saj.

Pjesë nga biseda:

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Albërie Hadërgjonaj: Sot jemi miq shumë të mirë.

Luizi: A takoheni për ditëlindjet e vajzave apo mbesave?

Albërie Hadërgjonaj: Patjetër, ai është një njeri i shkëlqyer, një mik i vërtetë.

Luizi: A ka menduar ndonjëherë të rikthehet?

Albërie Hadërgjonaj: Nuk e di, por duket se është shumë miqësor.

Luizi: Ti ke kaluar vite pa dashur ta shohësh, por tani thua se keni marrëdhënie të mira. Si ndodhi kjo?

Albërie Hadërgjonaj: E kam urrejtur për shumë vite, sepse ndihesha se më humbi disa vite të jetës. Do doja që çdo vajzë të kishte kontrollin e jetës së saj.

Luizi: A ke menduar për një partner të ri?

Albërie Hadërgjonaj: Gjyshi im thoshte, për grua, burrë dhe autobus, kurrë mos prit, sepse gjithmonë ka mundësi. Zoti na ka krijuar për të pasur një partner në jetë, pavarësisht moshës.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *