Debutim me bujë për emisionin e ri të Luiz Ejllit, “Live me Luizin”, i cili jo vetëm që ngriti diskutime për modesteimin e tij, por edhe për disa momente që shkaktuan konfuzion te publiku.
Një nga pikat kryesore të vëmendjes ishte prania e këngëtares Eli Fara, e cila u bë pjesë e episodit të parë, pas një vale të fortë diskutimesh në rrjetet sociale lidhur me videot intime që qarkulluan së fundmi.
Përveç Farës, në këtë puntatë ishin të ftuar edhe personalitete të njohura si Alketa Vejsiu, Manjola Nallbani, Sinan Vllasaliu dhe Gjergj Leka, duke e bërë debutimin edhe më mbresëlënës.
Ndërkohë, një komentues ironizoi Luiz Ejllin për titullin e emisionit, duke vënë në dyshim kuptimin e vërtetë të fjalës “live”. Luizi reagoi menjëherë, duke sqaruar se me “live” nënkuptonte prezencën e bashkëbiseduesve dhe performancat muzikore live, dhe jo domosdoshmërisht transmetim të drejtpërdrejtë.
“Live me mua janë të ftuarit, pra live me Luizin. Gjithashtu muzika është live,” shpjegoi ai, duke u shprehur se muzika dhe interaksioni me të ftuarit janë thelbi i formatit.
Ky sqarim solli reagime të shumta në rrjetet sociale, ku audienca diskutoi përdorimin e termave në emisione dhe mundësinë e krijimit të konfuzioneve.
Megjithatë, figura e Eli Farës mbetet në qendër të diskutimeve, sidomos pas zhvillimeve të fundit në jetën e saj private, duke e kthyer emisionin në një platformë dinamike ku diskutimet private dhe ato publike bashkohen.
Me këtë start, “Live me Luizin” ka treguar potencialin për të qenë një program irheqës, duke krijuar një bazë të fortë ndjekësish të interesuar për çdo detaj, pavarësisht polemikave.
