Showbiz

Festa bën një shfaqje super seksi në Paris

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Festa Qoqaj ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj tejet provokuese në rrugët e Parisit. Në një postim të fundit në Instagram, blogerja dhe modelja shfaqet në një bluzë me një dizajn interesant, që i thekson format trupore dhe i shton një pamje elegante.

Mbrëmja pariziene ka qenë një sfond perfekt për veshjen e saj të kombinuar me pantallona të zeza prej lëkure, duke krijuar një kontrast të mahnitshëm me ndriçimin e ngrohtë të qytetit të dritave.

Forma e trupit të Festës vihet në pah falë prerjes së bluzës, duke theksuar vithet e saj elegante dhe duke ofruar një pamje të rafinuar dhe joshëse njëkohësisht. Janë detaje këto që Festa i paraqet gjithmonë me sharm dhe siguri.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ajo që bën vërtetë përshtypje është natyrshmëria me të cilën Festës i vjen shpërfaqja e sensualitetit, diçka që nuk e ka ëstëheti vetëm për kamerë, por një pjesë e personalitetit të saj që i bën ndjekësit të admirojnë çdo fotografi.

Stili i saj mbetet i papërsëritshëm dhe çdo postim shërben si një frymëzim i vërtetë për adhuruesit e stilimit dhe trendet e reja. Paris by night? Hit-i i Festës është me siguri një nga ato që nuk kalon pa u vënë re! /PrishtinaPost/

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *