Lorina Dula, një figurë e njohur në moderimin sportiv, ka ndarë së fundmi planet e saj për të ardhmen, duke qartësuar spekulimet rreth një rikthimi në ekran.
Në një interaksion me ndjekësit e saj në Instagram, Dula iu përgjigj pyetjeve të shumta lidhur me një mundësi pjesëmarrjeje në sezonin e ri të reality show-t “Big Brother VIP”. Përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë: ajo po, dëshiron të rikthehet në televizion, por jo në formatin e “Big Brother VIP”.
“Me u rikthy në TV po, në Big JO!!”, ka shkruar moderatorja, duke lënë të kuptohet se po përgatit një projekt tjetër televiziv.
Lidhur me largimin nga angazhimi i mëparshëm, Dula la të kuptohet se arsyeja ishte për të punuar në diçka më tërheqëse. “Për diçka ma të bukur”, u shpreh ajo, duke nxitur kështu kuriozitetin për projektin e saj të ri.
Ndërkohë, edhe pse larg ekranit, Lorina ka treguar një angazhim aktiv në jetën publike, duke marrë pjesë në protesta në Prishtinë.
Edhe pse detajet rreth projektit të ri mbeten ende konfidenciale, Lorina Dula ka konfirmuar se rikthimi në televizion është në planet e saj, ndërsa pjesëmarrja në “Big Brother VIP” është përjashtuar. Ky qëndrim tregon gatishmërinë e saj për sfida të reja dhe ambicie për të vijuar të jetë një emër i rëndësishëm në median shqiptare.
