Showbiz

Surpriza e veçantë e Ilirianës për ditëlindjen e Adrit

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Pas një vere të mbushur me ngjarje dhe aktivitete, çifti i njohur i muzikës, Adri dhe Iliriana, kanë vendosur të kalojnë disa ditë relaksuese në Arabinë Saudite.

Ky udhëtim ka marrë një rëndësi të veçantë, pasi sot është dita e lindjes së Adrit, një moment që e bën këtë pushim edhe më të veçantë.

Iliriana ka planifikuar një surprizë romantike për partnerin e saj, duke e bërë këtë ditë të paharrueshme për të dy.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një video emocionuese nga ky moment, ku shihet duke festuar me Adrin dhe duke i shprehur urimet e saj më të sinqerta.

Ndërsa shijonin pamjet e bukura, një deklaratë e veçantë e Ilirianës ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve.

“Ishalla na realizohet ajo pjesa e fundit e letrës që ma ke shkruar,” i thotë ajo Adrit, duke iu referuar një letre të mëparshme që ai ia kishte dedikuar në ditëlindjen e saj.

Ky moment i veçantë tregon dashurinë e thellë mes tyre dhe dëshirën për të ndarë momente të bukura së bashku.

Urime për Adrin në këtë ditë të veçantë! /Prive By Liberta Spahiu

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *