Showbiz

William Walker sfidon BE: Ku ishit para luftës kur serbët torturonin shqiptarët?

Ish-diplomati amerikan, William Walker, ka reaguar fuqishëm pas verdiktit të fundit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar këtë ditë si një moment tragjik për Kosovën.

Në një deklaratë për Klan Kosova, Walker shprehu hidhërimin e tij të thellë për zhvillimet aktuale, duke ngritur një pyetje kritike drejtuar Bashkimit Evropian: “Ku ishit ju para fillimit të luftës, kur serbët ushtronin trajtime çnjerëzore ndaj kosovarëve?” Ai theksoi se përveç deklaratave të shumta, BE nuk ka ndërmarrë veprime konkrete dhe serioze në atë kohë, ndërsa ishte ndërhyrja e NATO-s, e udhëhequr nga figura si Madeleine Albright dhe gjenerali Wesley Clark, ajo që solli angazhimin e vërtetë për t’i dhënë fund dhunës dhe mizorive.

Walker gjithashtu shprehu shqetësimin se gjykimi i liderëve të UÇK-së nga gjyqtarë dhe avokatë që nuk kanë njohuri të thella për kontekstin historik dhe realitetin e Kosovës është i papranueshëm. Ai e konsideroi vendimin si një ditë të rëndë për të ardhmen e Kosovës, duke paralajmëruar pasoja negative për perceptimin ndërkombëtar të vendit.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Diplomati amerikan përfundoi duke shprehur shpresën për një rishikim të situatës dhe një qasje më të drejtë ndaj historisë dhe sfidave me të cilat është përballur Kosova.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *