Showbiz

Vendimi i Hagës, AKB paralajmëron: Rrezikohen investimet dhe imazhi i Kosovës

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me pasojat e mundshme të vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë mbi imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe besimin e investitorëve. Ky zhvillim, sipas AKB, ngre alarmin për ndikime negative ekonomike në një kohë kur vendi ka nevojë urgjente për stabilitet dhe pranimin e investimeve të huaja.

Reagimi i organizatës vjen menjëherë pas shpalljes së vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. AKB thekson respektimin e pavarësisë së drejtësisë dhe të drejtës për apel, por paralajmëron për pasoja të rënda për ekonominë e Kosovës. Ata nënvizojnë se, edhe pse ky është vetëm një hap në një proces juridik më të gjerë, pasojat ekonomike mund të jenë të ndjeshme.

“Kosova ka nevojë për investime të huaja, kapital dhe teknologji për të krijuar vende të reja pune dhe për të rritur eksportet”, thuhet në reagim, duke theksuar se stabiliteti politik është një faktor vendimtar për investitorët. AKB sqaron se investitorët nuk marrin parasysh vetëm kostot, por edhe vlerësojnë stabilitetin politik dhe sundimin e ligjit. Një perceptim i pasigurisë politike apo juridike mund të dëmtojë rëndë klimën investuese.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Organizata u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të tregojnë përgjegjësi në menaxhimin e çdo zhvillimi që mund të krijojë pasiguri. “Kosova nuk duhet të perceptohet vetëm përmes një kapitulli të dhimbshëm të së kaluarës, por duhet të vlerësohet për potencialin e saj ekonomik dhe për rininë e saj të fuqishme”, thekson AKB. Institucionet inkurajohen të forcojnë stabilitetin institucional, të rrisin besimin e investitorëve përmes diplomacisë ekonomike aktive dhe komunikimit të qartë me partnerët ndërkombëtarë për potencialin e vendit. Siguria juridike dhe sundimi i ligjit konsiderohen thelbësore për zhvillimin ekonomik.

AKB kërkon që zhvillimet politike dhe juridike të mos dëmtojnë ekonominë dhe bizneset e vendit. “Kosova nuk guxon të shihet si një vend pa perspektivë. Ajo ka një ekonomi të re dhe një gjeneratë të re të ndërmarrësve”, shtoi organizata, duke kërkuar unitet ekonomik dhe institucional. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, thekson nevojën për një balancë mes drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik: “Ne kemi nevojë për institucione funksionale dhe investime, si dhe për kujtesë historike, por mbi të gjitha duhet të ndërtojmë të ardhmen”.

Vendimi i sotëm në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, i shpalli ata fajtorë dhe i dënoi me burgim. Procesi gjyqësor vazhdon, pasi palët kanë të drejtën e apelimit.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *