E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Roza me look seksi dhe stil unik në Instagram ✦ GTA 6: Shkarkimi paraprak nis më 10 nëntor, përgatituni për një hapësirë të madhe ✦ Ndarja e papritur nga jeta e influencuesit Liam Fitzgerald, tragjedia që tronditi botën e fitnesit ✦ Rizarta në një selfie dramatike me stil elegant ✦ Një fillim i ri për Charles Leclerc dhe Alexandra: Ardhja e vogëlushes Bianca ✦ BE-ja kritikon Kuvendin: Paraliza institucionale dhe mosfunksionimi i tij kanë penguar reformat, aktiviteti parlamentar pothuajse u pezullua ✦ Raporti i BE-së: Qeverisja në Kosovë u dobësua nga bllokada politike, kritika për përfaqësimin e serbëve dhe komunat në veri ✦ Pas rastit të Arlinda Zekaj, Kryeprokurori i Shtetit shkon tek Prokuroria në Pejë, kërkon që çdo rast penal të trajtohet me seriozitet
Lajmet e Fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Specialja problemin e ka me përfaqësuesit politikë që ishin në Rambuje

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar sërish pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Krasniqi ka ngritur pikëpyetje për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor, duke thënë se gjykata nuk u ka besuar disa dëshmitarëve ose ka vlerësuar se ata janë intimiduar.

Ai e ka quajtur gjykatën “politike” dhe ka pretenduar se dënimet e shpallura sot lidhen me përfaqësuesit politikë që morën pjesë në Rambuje.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Kjo është një gjykatë politike dhe dënimet e sotme tregojnë saktë se problemi i tyre është me përfaqësuesit politikë që ishin në Rambuje”, ka shkruar Krasniqi.

Më tej, ai ka pretenduar se aktgjykimi është ndikuar nga Serbia dhe aleatët e saj.

“Nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi që UÇK-ja dhe krerët e saj kanë bërë krime. Aktgjykimi është i ndikuar nga Serbia dhe aleatët e saj”, ka shkruar ai.

Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *