Selin Bollati, triumfuesja e edicionit të pestë të reality show-t “Big Brother VIP Albania”, ka vendosur t’i japë fund spekulimeve rreth çmimit të madh prej 100 mijë eurosh. Pas përfundimit të programit, shumë pyetje u drejtuan drejt saj lidhur me fatin e shumës fituese, dhe Bollati ka dhënë një përgjigje të qartë dhe me humor.
Në një intervistë të fundit për “Artistët Shqiptarë”, Selin u shpreh se paratë i ka marrë, duke shtuar me të qeshura: “Normal që i kam marrë lekët, bëj shaka. Kanë shkuar aty ku është thënë.” Kjo deklaratë i jep fund kuriozitetit të publikut, duke konfirmuar se çmimi i madh ka shkuar tek ajo.
Gjatë intervistës, Bollati ndau edhe këshilla për konkurrentët e ardhshëm të “Big Brother”-it. Ajo theksoi rëndësinë e mosmarrjes së situatave brenda shtëpisë tepër personalisht, për të shmangur stresin pas daljes nga programi. “Duhet ta shohim si një lojë. Është një eksperiencë që duhet provuar të paktën një herë në jetë,” tha ajo, duke u uruar fat atyre që do të marrin pjesë.
Përveç zbulimeve rreth çmimit fitues, Selin Bollati ka treguar se karriera e saj televizive po merr një drejtim të ri. Ajo ka konfirmuar se së shpejti do të jetë pjesë e programit “Goca dhe Gra”, duke treguar se pas përvojës në “Big Brother”, ajo vazhdon të jetë aktive në median shqiptare me projekte të reja dhe emocionuese.

