Pas një periudhe të gjatë të heshtjes mediatike dhe në rrjetet sociale, artisti shqiptar Joz Marku ka bërë një rikthim të papritur, duke lënë të kuptohet se një kapitull i ri po fillon në karrierën e tij.
Marku ndau me ndjekësit e tij në Instagram një imazh të qetë, ku shihet duke lexuar një libër pranë oxhakut, një skenë që transmeton qetësi dhe reflektim pas kohës së vështirë.
Ai nuk harroi t’i falënderojë të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj faze. “Rekuperim. Faleminderit për interesimin dhe mbështetjen”, shkroi ai fillimisht në shqip, duke vijuar më pas në anglisht me një paralajmërim emocionues: “New project coming soon. Ju dua”.
Ky njoftim ka ngjallur menjëherë kureshtje dhe pritshmëri të madhe mes fansave dhe publikut të gjerë, duke u kthyer në temë kryesore në mediat rozë.
Postimi i tij vjen pas një periudhe mjaft të trazuar, veçanërisht pas përfshirjes së tij në një debat publik me ish-banorin e “Big Brother VIP Albania”, Eduard Kuçi, ngjarje që pati pasoja të ndjeshme si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale të artistit.
Joz Marku, i njohur për talentin e tij muzikor dhe angazhimin në projekte artistike, duket se po përgatitet të lëshojë diçka të re dhe emocionuese. Ndonëse detaje rreth projektit të ri nuk janë bërë ende publike, ndjekësit janë të etur për të mësuar më shumë.
Periudha e heshtjes duket se i ka shërbyer artistit për t’u reflektuar dhe për t’u përgatitur për këtë rilançim. Rikthimi i tij në vëmendjen e publikut është një dëshmi e forcës dhe rezistencës së tij përballë sfidave, duke treguar aftësinë për t’u ringritur dhe për të vazhduar përpara.


