Showbiz

Thaçi: Ushtria dhe policia serbe nuk ishin kundërshtarë të perceptuar, ata përfaqësonin aparatin e aparteidit dhe të spastrimit etnik kundër shqiptarëve

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën ekskluzive për emisionin “Top Story” nga Haga ka folur për shumë çështje, duke filluar nga krijimi i Gjykatës Speciale, akuzat e Dick Martyt, pastaj pjesëmarrjen e tij në luftë, e shumë çështje tjera.

Vetëm disa ditë para 16 shtatorit, kur Gjykata Speciale do të jep vendimin e saj, Thaçi argumenton se UÇK-ja është hetuar dhe gjykuar më shumë se çdo palë tjetër e konfliktit, ndërsa thekson se lufta në Kosovë ishte një përpjekje për vetëmbrojtje ndaj represionit dhe masakrave serbe.

I pyetur se Prokuroria ka theksuar qëllimin për të marrë dhe ushtruar kontroll mbi Kosovën përmes krimeve ndaj kundërshtarëve të perceptuar dhe me çfarë e rrëzoni konkretisht në këtë tezë, Thaçi theksoi se Serbia për tetë dekada kishte instaluar, përmes dhunës dhe administratës, një pushtim klasik në Kosovë.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Lexoni të plotë përgjigjen e tij:

Prokuroria ka theksuar qëllimin për të marrë dhe ushtruar kontroll mbi Kosovën përmes krimeve ndaj kundërshtarëve të perceptuar. Çfarë rrëzoni konkretisht në këtë tezë? Ekzistencën e një qëllimi të tillë, mjetet që janë përdorur apo lidhjen tuaj personale me veprimet në terren?

Serbia për tetë dekada kishte instaluar, përmes dhunës dhe administratës, një pushtim klasik në Kosovë. Po ushtronte kontroll të plotë, pëllëmbë për pëllëmbë, në të gjithë territorin e saj.

Ushtria dhe policia serbe nuk ishin kundërshtarë të perceptuar. Ata përfaqësonin aparatin e aparteidit dhe të spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

Vetëmbrojtja ishte e drejta jonë morale dhe legjitime. Qëllimi i rezistencës kosovare ishte liria, paqja dhe ndërtimi i shtetit. Lufta nuk ishte qëllim në vetvete.

Për këtë e fituam edhe mbështetjen e botës demokratike.

Po të mos ndodhte rezistenca kosovare dhe pastaj intervenimi ndërkombëtar, nëse do të mbijetonte sot Kosova, do të ishte pothuajse e shpopulluar.

Pasi, si shumë njerëz në diasporë, edhe unë kontribuoja, por nuk isha pjesë e asnjërit prej fondeve të saj. Kishte edhe të tillë, jo të paktë, që nuk paguanin asnjërin.

Kam dëgjuar rrëfime se kur i pyesnin: “A doni me kontribu në fondin X?”, deklaronin: “Jam duke kontribuar në fondin Y”, dhe e kundërta. Ishte vendim individual dhe vullnetar i gjithsecilit.

Isha çuditur gjatë një bisede kur bashkëqeverisnim pas luftës me Bujar Bukoshin, ish-kryeministrin e ekzilit të asaj kohe. Më tregoi se rregullisht kanë paguar diku rreth 10% e diasporës për Fondin e 3%-shit.

Ishte kohë e pakohë. U befasova shumë. Por një gjë duhet çmuar shumë: solidariteti ndërfamiljar ka qenë shumë i theksuar.

Gjendjen në Kosovë, si individ, e përcillja me vëmendje.

Prokuroria kthimin tim në atdhe në aktakuzë e ka projektuar si kthim që bëri kthesën e ngjarjeve. E ka gabim, sepse riardhja në shtëpinë time ishte krejt normale dhe aspak dramatike.

Ishte një e drejtë ekzistenciale imja. Ishte gëzim sepse u ktheva në atdhe për të dhënë kontributin tim si mijëra të tjerë të rinj shqiptarë, por edhe pikëllim sepse po vriteshin familje të tëra shqiptare nga regjimi i Millosheviqit.

Po, është fakt i pamohueshëm. Nuk mundja dhe nuk doja të qëndroja më jashtë vendit. Nuk isha larguar me lamtumirë.

Nuk isha nga djemtë e humbur të Kosovës. Nuk u ktheva si i huaj në vendin tim. Kthimi në atdhe ishte udha e drejtë. Ishte udha drejt vetvetes.

Tre vite, edhe pse larg fizikisht, nuk ma kishin lëkundur dashurinë dhe forcën për Kosovën, edhe pse unë jetoja në qytetin më atraktiv të botës.

Mes rehatisë zvicerane dhe sfidës së rrezikshme të kthimit, zgjodha të dytën.

Arratisjen në ndërgjegjen time nuk e shndërrova vetëm në nostalgji. Kam jetuar me shëndet të plotë dhe me bindje të thellë për ditën e bekuar të kthimit.

Durimin, paralelisht me vendosmërinë, i kam pasur mishërim.

Kurrë, në asnjë rast, rrethanë apo etapë të jetës, por edhe sot kur po bëhen gjashtë vite, nuk jam i atij soji që e kam mallkuar atdheun dhe nuk e kam përqeshur popullin tim, edhe pse nuk e kam duartrokitur në jo pak raste.

Dashurinë për Kosovën dhe popullin asnjëherë nuk e kam lidhur me gjendjen apo statusin tim personal, social e aq më pak politik.

A më kishte marrë malli atëherë për Kosovën, familjen dhe miqtë? Sigurisht që po.

Por, ky mall kurrë nuk më tundoi. Nuk më zhyti në zhgënjim, urrejtje apo humbje të shpresës.

A jam mërzitur nga arratisja? Jo dhe aq, sepse misioni për të cilin isha përcaktuar i mundte të gjitha vështirësitë e përkohshme.

Demokracitë perëndimore na ndihmuan kur e kuptuan qartë qëllimin dhe mjetet për realizimin e synimit tonë. Ne ishim plotësisht transparentë me shtetet partnere.

Tani prokuroria thotë se gjoja Thaçi i ka mashtruar ndërkombëtarët. Ky pretendim, sa është qesharak, po aq është edhe absurd dhe ofendues.

Ndërkombëtarët ishin me ne në terren. Ata e njihnin shumë mirë objektivin dhe nivelin modest e autentik të përpjekjeve për organizimin e rezistencës.

Diplomatë dhe ushtarakë të respektuar amerikanë dhe evropianë erdhën si dëshmitarë dhe e deklaruan të vërtetën edhe në sallën e gjyqit. /Telegrafi/

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *