Showbiz

Erdogani thirrje për unitet mes myslimanëve: Bashkimi ynë si tulla në mur, kundër sfidave globale

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar nevojën urgjente për unitet mes myslimanëve, duke i krahasuar ata me ‘tullat në një mur’, të cilat bashkërisht formojnë një strukturë të fortë dhe të pathyeshme.

Në një fjalim mbajtur në Stamboll gjatë programit të Javës së Lindjes së Profetit Muhamed, Erdogan deklaroi se Ankaraja po angazhohet aktivisht për forcimin e aleancave dhe për zbutjen e mosmarrëveshjeve brenda botës islame.

“Besojmë se ka mirësi te bashkimi. Po punojmë për të forcuar aleancat dhe për të reduktuar mosmarrëveshjet, si mes nesh, ashtu edhe në të gjithë botën islame,” tha ai.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Presidenti turk shprehu shpresën që komuniteti mysliman, i cili sipas tij ka formësuar historinë dhe ka sjellë rend në botë për shekuj me radhë, të ribashkohet fuqishëm.

Ai nënvizoi rëndësinë jetike të unitetit, duke u bërë thirrje myslimanëve të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të bashkëpunojnë për të ndërtuar paqen dhe sigurinë në rajon.

“Po kalojmë nëpër një luftë historike mes së mirës dhe së keqes, dhe me ndihmën e Zotit, e mira do të triumfojë,” shtoi Erdogan.

Në fund, ai paralajmëroi kundër asaj që e quajti “ideologjia radikale, pushtuese dhe gjenocidale e njohur si sionizëm”, duke theksuar se ajo jo vetëm që kërcënon paqen e rajoneve fqinje, por gjithashtu shënjestron këdo që mbron vlerat njerëzore.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *