Showbiz

Einxhel Shkira kundër kritikave për pamjen: “Na lini të jemi të shëmtuara, aman!”

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka reaguar fuqishëm ndaj komenteve negative të marra në rrjetet sociale për pamjen e saj. Pas publikimit të disa fotografive dhe videove ku ndjekësit i komentuan sidomos vetullat dhe buzët, duke aluduar për ndërhyrje estetike ose duke e këshilluar të ndryshojë pamjen, Einxhel vendosi t’i përgjigjej publikisht.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ngriti shqetësimin për presionin shoqëror ndaj vajzave në lidhje me dukjen. “Sa e vështirë është në Shqipëri të pranohesh si je!! Ti bësh je e bërë, mos i bësh prap i ke të bëra, ti lësh fare pas dore pse si bën”, shkroi ajo, duke theksuar se standardet e larta po i shtyjnë vajzat drejt përdorimit të filtrave.

Einxhel vazhdoi duke shtuar: “E kuptoj që kemi standarde shumë të larta por po vazhduat kështu do kemi vetëm vajza që postojnë me filtra që të mos keni kurrë mundësi t’i dini vërtet si duken. Na lini të jemi të shëmtuara aman o Zot se s’ka kush nerva me bë me shumë se kaq”. Moderatorja nuk u ndal te secili koment veçmas, por zgjodhi t’i jepte një përgjigje të përbashkët kritikave, duke nënvizuar se nuk dëshiron t’i përshtatet vazhdimisht pritshmërive të ndjekësve për mënyrën se si duhet të paraqitet.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *