Në një verë të mbushur me koncerte dhe ahengje familjare, çifti i njohur Adri dhe Iliriana, rrallëherë gjejnë kohë për vete. Megjithatë, Adri ka ditur si ta shfrytëzojë një ditë të veçantë për t’i treguar Ilirianës dashurinë e tij. Me rastin e ditëlindjes së saj, ai i ka përgatitur një befasi madhështore që çdo grua do të dëshironte.
Oborri i shtëpisë ishte stolisur me trëndafila të kuq, duke krijuar një ambient romantik. Ndërkohë, torta e ditëlindjes priste Ilirianën, e cila nuk kishte pasur asnjë ide për festën e organizuar. Ajo kishte menduar se do të ishin të zënë me një performancë në një dasmë.
Për ta shtuar emocionin, Adri i ka lënë Ilirianës një mesazh prekës pranë derës, duke shprehur thellësinë e dashurisë dhe vlerësimit që ka për të. Pamjet e kësaj befaisie magjike kanë emocionuar të gjithë.


