Showbiz

Adelina Ismaili flet për Dua Lipën e Rita Orën: Si duken pa grim?

Adelina Ismaili ka ndarë pikëpamjet e saj për dy nga yjet më të njohura të muzikës shqiptare me famë botërore, Dua Lipën dhe Rita Orën. Sipas këngëtares, pamja e tyre natyrale mund të jetë mjaft e ndryshme nga imazhi që zakonisht shohim në skenë dhe media.

Në një intervistë të fundit, Ismaili theksoi se standardet estetike dhe stili në industrinë muzikore shpeshherë ndikojnë në mënyrën se si publiku i percepton artistët. Ajo sugjeroi se, larg vëmendjes së skenës dhe imazhit të kuruar profesionalisht, këngëtaret do të dukeshin si çdo vajzë e zakonshme.

“Dua Lipa dhe Rita Ora pa make up, pa flokë të rregulluara, janë të zakonshme”, deklaroi Ismaili, duke lënë të kuptohet se bukuria e tyre, përveçse natyrale, nuk duhet të jetë e lidhur ngushtësisht vetëm me pamjen e jashtme.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Më tej, Adelina Ismaili foli edhe për suksesin e artistëve shqiptarë në tregun ndërkombëtar, duke e cilësuar atë si një rezultat të mundësive që ofron Perëndimi. Ajo shprehu bindjen se nëse do të kishin mbetur në Kosovë, këto artiste nuk do të kishin pasur të njëjtën hapësirë për t’u bërë kaq të njohura.

“Unë mendoj që vajzat tona më lehtë depërtojnë në Perëndim tani se në Kosovë. Nuk besoj se kishin ‘dhez’ nëse do të kishin ngelur këtu me këto standarde që kanë vendosur sot”, tha ajo.

Ndërkohë, pas javësh spekulimesh, është konfirmuar se Adelina Ismaili dhe DJ Gimbo po përgatiten për një bashkëpunim të ri muzikor. Ky projekt ka ngjallur tashmë kuriozitet dhe pritshmëri të lartë mes fansave të tyre. DJ Gimbo ka zbuluar titullin e këngës, duke postuar “Janane, po vjen”, duke paralajmëruar kështu publikimin e këtij projekti të ri që pritet me padurim. Me këtë bashkëpunim, Ismaili dhe Gimbo synojnë të sjellin diçka të re dhe emocionuese në skenën muzikore shqiptare.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *