Juventusi po intensifikon kërkimet për një sulmues të ri përpara fillimit të sezonit të ri, me Joshua Zirkzee që ka dalë në krye të listës së dëshirave. Pas transferimit të Randal Kolo Muani nga PSG, drejtuesit bardhezinj duket se janë të vendosur të ofrojnë zgjedhje më të forta në fazën sulmuese për trajnerin Luciano Spalletti.
Kontaktet me agjentin e Zirkzee janë shtuar kohët e fundit, dhe siç raportohet, Manchester United ka shprehur gatishmërinë për të lejuar huazimin e sulmuesit holandez. Megjithatë, për të finalizuar një operacion të tillë, Juventusi duhet të bëjë hapësirë në organikë duke larguar një nga sulmuesit aktualë.
Jonathan David dhe Arkadiusz Milik janë dy emrat kryesorë në listën e lojtarëve që mund të largohen. David, i cili përbën një peshë më të madhe financiare dhe nuk arriti të bindë plotësisht gjatë sezonit të kaluar, mund të jetë në rrugëdalje nëse vjen një ofertë e kënaqshme. Administatori i deleguar, Giovanni Carnevali, mund të japë miratimin për shitjen e tij.
Ndërkohë, preferencat e Spallettit për një sulmues me karakteristika më fizike ka bërë që klubi të shqyrtojë edhe alternativa të tjera. Emra si Mateo Pellegrino nga Parma dhe Alexander Sørloth nga Atlético Madridi janë përmendur si mundësi për të përmbushur nevojat e ekipit.
Juventusi synon të mbyllë edhe një tjetër transferim përpara fillimit të kampionatit italian, i cili starton më 23 gusht me sfidën kundër Frosinones.


