E shtunë, 1 Gusht 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

BE: Nuk do të kalojnë në Evropë migrantët që hynë ilegalisht në Ceuta

Komisioni Evropian ka deklaruar se migrantët që hynë ilegalisht në enklavën spanjolle Ceuta nuk kanë kaluar drejt Evropës kontinentale dhe nuk do të mund të lëvizin lirshëm në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Kriza e papritur e migracionit në Ceuta ka shkaktuar reagime të forta në Evropë, ndërsa disa vende të BE-së kanë kërkuar edhe pezullimin e Spanjës nga zona Schengen, duke e akuzuar Madridin se nuk ka mbrojtur si duhet kufijtë e jashtëm të unionit.

Rreth 60 mijë migrantë, kryesisht nga Maroku, kaluan kufirin drejt Ceutës në valën më të madhe të hyrjeve të parregullta të regjistruara ndonjëherë në territorin e BE-së.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Komisioni Evropian sqaroi se, edhe pse Ceuta është territor spanjoll, ajo trajtohet si kufi i jashtëm i BE-së dhe kontrollet për personat që largohen nga enklava mbeten në fuqi.

Migrantët që kanë hyrë pa autorizim nuk mund të udhëtojnë me traget apo avion drejt Spanjës kontinentale pa kaluar më parë kontrolle identifikimi. Në rast se kërkojnë azil, ata mund t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara dhe nuk lejohen të largohen nga Spanja derisa të merret një vendim.

bazuar në rregullave të BE-së, vetëm personat që marrin mbrojtje ndërkombëtare kanë të drejtë të lëvizin në zonën Schengen. Ndërkohë, Maroku konsiderohet “vend i sigurt i origjinës”, dhe qytetarët e tij kanë një shkallë shumë të ulët të pranimit të kërkesave për azil – rreth 6 për qind.

Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur se pothuajse gjysma e personave që hynë në Ceuta të enjten tashmë janë kthyer vullnetarisht në Marok.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *