Showbiz

Rama, LVV-së pas kallëzimit penal: Mirë që po i drejtoheni drejtësisë, udhëzojeni edhe Kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas publikimit të materialeve që përmbajnë pretendime për parregullsi të mundshme në procesin e legalizimit të objekteve në kryeqytet, duke theksuar se Komuna do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë.

Përmes një reagimi, Rama tha se është lajm i mirë që çështja po i drejtohet Prokurorisë, ndërsa i bëri thirrje edhe kryeministrit që t’u përgjigjet institucioneve të drejtësisë.

“Mirëmëngjesi. E para, po m’vjen mirë që më në fund po i drejtoheni Prokurorisë. Është lajm i mirë. Tash udhëzojeni edhe Kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë, sepse ka më shumë se dy vjet që nuk i përgjigjet ftesës për intervistim”, shkroi Rama.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ai theksoi se dyert e Kryeqytetit kanë qenë dhe mbeten të hapura për organet e drejtësisë, duke garantuar bashkëpunim të plotë, transparent dhe institucional për çdo kërkesë të Prokurorisë.

“Pas vendimit të Prokurorisë, do t’i ndërmarrim pa asnjë hezitim të gjitha veprimet dhe procedurat ligjore ndaj kujtdo që rezulton se ka shkelur ligjin”, ka shkruar Rama.

Reagimi i tij vjen pasi këshilltarët komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje njoftuan se kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij, duke ngritur pretendime për parregullsi të mundshme në procesin e legalizimit të objekteve në Prishtinë. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *