Showbiz

Llapijanka e njohur shqiptare bie në ‘radarin’ e Jason Derulos

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Influencerja shqiptare Rita Babatinca – Havolli ka marrë vëmendjen e yllit ndërkombëtar Jason Derulo pas një videoje të publikuar në Instagram.

Rita kishte zgjedhur hitin veror “Mi Chico” për ta shoqëruar videon e saj, ndërsa këngëtari amerikan nuk ka kaluar pa reaguar. Në mesin e komenteve, Derulo i la influencers një emoji zjarri, duke treguar se publikimi i saj i kishte rënë në sy.

Rita iu përgjigj menjëherë komentit të tij, duke e etiketuar dhe duke shprehur emocionin përmes një emoji-je. Ndërveprimi mes tyre u vu re edhe nga ndjekësit, të cilët reaguan me entuziazëm.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Versioni i këngës “Mi Chico”, ku Jason Derulo bashkëpunon me DJ Goja dhe këngëtaren braziliane Melody, është publikuar zyrtarisht më 26 qershor 2026, i shoqëruar edhe me videoklip. Kënga origjinale ishte lansuar më herët nga DJ Goja, në mars të këtij viti, ndërsa versioni me Derulo u soll si një singëll për sezonin e verës.

Vetëm pak javë pas publikimit, videoklipi ka grumbulluar mbi 22 milionë shikime në YouTube, duke u renditur mes projekteve muzikore më të dëgjuara të momentit. /Prive By Liberta Spahiu

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *