Pak ditë pas publikimit të disa pamjeve që kanë qarkulluar në media dhe rrjete sociale, ku pretendohej se ish-partneri i saj Erik Fullani ishte parë në shoqërinë e një vajze tjetër gjatë pushimeve, Sara Hoxha ka ndarë një reflektim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Në një postim në InstaStory, influencerja ka shkruar një mesazh për lënien pas të gjërave që nuk varen më prej saj.
“Jeta bëhet më e lehtë kur ndalon së mbajturi gjëra që nuk kanë qenë kurrë të tuat për t’i mbajtur…”, shkruhej në postim.
Ky reagim ka bërë që shumë ndjekës të dyshojnë se mesazhi mund të ketë lidhje me situatën e fundit në jetën e saj private dhe me raportimet për Erik Fullanin.
Megjithatë, Sara nuk ka përmendur emra dhe nuk ka konfirmuar nëse postimi i saj lidhet me ish-partnerin.
Deri tani, gjithçka mbetet vetëm në nivel aludimesh, ndërsa influencerja ka zgjedhur të mos japë detaje apo sqarime për kuptimin e këtij mesazhi.
Dyshja vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, përkundër thashethemeve të fundit.


