Showbiz

Kevin Kodra ulet në gjunjë, i propozon për martesë partnerit të tij

Make-up artisti i njohur me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, i cili prej vitesh jeton dhe zhvillon karrierën e tij të suksesshme në Toronto të Kanadasë, ka ndarë me ndjekësit e tij një nga momentet më speciale të jetës private.

Ai i ka propozuar për martesë partnerit të tij prej kohësh, Christian Schiavone.

Propozimi romantik ka ndodhur në bregdetin e magjishëm të Cefalù-së në Siçili, Itali.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Të rrethuar nga pamja e mrekullueshme e shkëmbinjve dhe detit, si dhe të dekoruar me lule të bardha e qirinj, Kevin është ulur në gjunjë për t’i kërkuar dorën partnerit të tij, i cili ka thënë menjëherë “Po”.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Kevin ka ndarë pamjet përrallore nga ky moment së bashku me një dedikim:

“Përgjithmonë në krahët e tu, përgjithmonë në ëndrrat e mia. Faleminderit që plotësove çdo ëndërr që as nuk e dija se e kisha. Të dua, bubba.”

Postimi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente urimi nga miqtë, bashkëpunëtorët dhe ndjekësit e tij nga e gjithë bota, të cilët i kanë uruar çiftit një jetë të lumtur.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *