Showbiz

Sunny Hill Festival drejt ‘Sold Out’: Mbeten vetëm 10% bileta, entuziazëm i jashtëzakonshëm

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Entuziazmi për edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival ka arritur kulmin, teksa organizatorët bëjnë të ditur se pothuajse të gjitha biletat janë shitur. Vetëm gjashtë ditë para fillimit të këtij eventi madhështor muzikor në Kosovë, 90% e biletave janë shfrytëzuar, duke lënë vetëm 10% të disponueshme.

Ky numër i kufizuar biletash e afron festivalin drejt statusit të plotë “sold out”. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë të interesuarve që të veprojnë shpejt për të siguruar biletën e tyre.

Videoja shoqërohet nga hiti botëror “Last Friday Night” i Katy Perry, e cila është njëra ndër yjet kryesore të edicionit të sivjetmë. Perry do të performojë në natën e parë, ndërsa Lewis Capaldi do të sjellë performancën e tij në natën e dytë. Për mbylljen e festivalit do të kujdeset DJ dhe producenti i njohur ndërkombëtarisht, Martin Garrix, në natën e tretë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Interesi i lartë, si nga publiku vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar, konfirmon se Sunny Hill Festival do të zhvillohet para një audience të tejmbushur, duke forcuar pozitat e tij si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *