Reperi i njohur Ledri Vula ka ndarë me publikun një moment jashtëzakonisht të ëmbël dhe të ngrohtë nga jeta e të bijës së tij, Poem Blu. Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, vogëlushja i bën të atit një kërkesë të papritur.
Me një zërin e saj melodioz, që menjëherë ka pushtuar zemrat e mijëra ndjekësve, Poem i kërkon Ledrit ta këndojë, por me një kusht të veçantë: “Babi, më këndo një këngë, por jo rap!”. Kjo kërkesë e sinqertë e vogëlushes ka marrë vëmendje të madhe në internet, duke nënvizuar edhe një herë lidhjen e fortë dhe unike që reperi ka me të bijën.
Ky moment vjen vetëm pak ditë pas festimit të ditëlindjes së 40-të të Ledrit, ku siç ishte e pritshme, figura qendrore pranë tij ishte pikërisht Poem Blu.
