Showbiz

“Ma solli pa më thënë asgjë”, Selin Bollati zbulon surprizën luksoze nga Dj Gimbo

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka zbuluar një tjetër moment të veçantë nga historia e saj e dashurisë me DJ Gimbon.

Gjatë një interviste ku të dy ishin të ftuar, ajo tregoi se partneri e surprizoi me një makinë luksoze Audi, një dhuratë që e la pa fjalë.

Sipas Selinit, surpriza u organizua gjatë një fundjave që po kalonin me familjarët në një vilë. Pa i dhënë asnjë sinjal më parë, DJ Gimbo i solli makinën, duke e bërë atë të përjetonte një nga momentet më emocionuese të lidhjes së tyre.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Pak ditë më parë ishim mbledhur me familjen në një vilë për fundjavë dhe Gimbo më surprizoi. Më dhuroi një makinë dhe e solli aty, pa më treguar asgjë paraprakisht”, rrëfeu ajo.

Selin shtoi se bëhej fjalë pikërisht për modelin që kishte ëndërruar, duke e cilësuar gjestin e partnerit si shumë të menduar dhe romantik.

Historia e dashurisë mes Selin Bollatit dhe DJ Gimbos nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku u kthye në një nga raportet më të komentuara të sezonit.

Edhe pas përfundimit të spektaklit, dyshja ka vijuar lidhjen dhe shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e tyre.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *