Showbiz

Brikena dhe Mateo zbulojnë sekretet e marrëdhënies së tyre

Ish-banorët e Big Brother VIP 5, Mateo Borri dhe Brikena Selmani, gjatë një bisede romantike në ‘Top Arena’ kanë treguar detaje nga jeta e tyre private.

Një ndër to ishin edhe bisedat telefonike mes tyre, që sipas çiftit zgjasin deri në shtatë orë.

Teksa flasnin për këtë pjesë, ata zbuluan se çfarë fshihet pas gjithë kësaj.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Pjesë nga biseda mes tyre:

Brikena: Kur e kuptove ti se unë isha idealja për ty?

Mateo: Për mua është e vështirë të bie në dashuri, jam njeri që kam ato të miat. Duke qenë në një shtëpi bashkë 24 orë, duke më qëndruar larg e ndieja mungesën.

Duke parë që ke pasur ndikim emocional të drejtpërdrejtë te humori im, aty e kuptova aty që ishe femra për mua. Aq herë sa të kam puthur ty dorën nuk ia kam puthur kujt në jetën time.

Brikena: Është një gjë që e bën edhe jashtë BBV, gjatë gjithë kohës. Janë shumë momente emocionante. Doja të të bëja një pyetje që të gjithë do të donin ta dinin, se çfarë flasim në 7 orë në një telefonatë?

Mateo: Ideja është që siç e di edhe ti, bisedat tona nisin se si e kalove ditën sot, çfarë bëre, ku je, tema të ndryshme, një bisedë nxjerr tjetrën.

Brikena: Mos i trego të gjitha.

Mateo: Biseda në 12 të natës, 2 të natës, katër të mëngjesit deri sa na zë gjumi pastaj.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *