Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka çelur sezonin veror me një set fotografish që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale. Fetahu shfaqet në formë të shkëlqyer teksa shijon pushimet e saj, duke pozuar mbi një dërrasë paddleboard në ujërat e kristalta.
Vëmendjen kryesore e ka marrë bikini i saj i kuq, i cili nënvizon linjat e saj trupore në mënyrën më të mirë. Pamjen e ka plotësuar me aksesorë minimalistë: syze dielli me xhama të errët dhe flokë të kapur elegant pas koke. Grimi i lehtë, buzët në nuancë nude dhe lëkura e bronztë, i kanë dhënë asaj një pamje natyrale dhe tërheqëse verore.
Në imazhet e publikuara, Xheneta duket e relaksuar dhe plot vetëbesim, duke shijuar rrezet e diellit me detin e kthjellët dhe peizazhin e pushuesve në sfond. Fotot kanë nxitur menjëherë reagime pozitive nga mijëra ndjekës, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin komplimentet e tyre për paraqitjen mbresëlënëse të Fehtaut.


