Bazuar në deklarimin e viktimës, nga shtëpia janë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 20 mijë euro, 87 mijë euro para të gatshme, 10 mijë franga zvicerane, DVR-i i kamerave të sigurisë, si dhe sende të tjera me vlerë.
Po ashtu, grabitësit kanë marrë edhe një armë zjarri të markës SIG Sauer, të cilën pronari e posedonte me leje valide, së bashku me 100 fishekë të kalibrit 9×19 mm.
Në vendin e incidents kanë dalë hetuesit e Stacionit Policor të Pejës, njësia rajonale e hetimeve, krimteknika dhe njësia K9, të cilat kanë kryer ekzaminimin e vendit të incidents dhe kanë mbledhur provat materiale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.
Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave që qëndrojnë pas kësaj grabitjeje.
Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.


