Raporti mes këngëtarit të njohur Butrint Imeri dhe aktores turke me origjinë shqiptare, Su Burcu Yazgi Coskun, duket se ka pësuar një krisje të papritur. Pas afrimitetit të shfaqur publikisht në eventin e albumit të Butrintit, ku aktorja shihej pranë tij dhe mbështeste hapur projektin e tij, gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër.
Një detaj domethënës që nuk kaloi pa u vënë re nga mediat ishte mungesa e Su Burcu në festën e ditëlindjes së këngëtarit. Burime të afërta raportojnë se marrëdhënia mes tyre nuk është më siç ishte në atë mbrëmje festive. Kjo ftohje e papritur reflektohet qartë edhe në rrjetet sociale, ku të dy artistët i kanë bërë unfollow njëri-tjetrit, duke ndërprerë çdo komunikim virtual.
Ndërkohë që shkaqet e sakta të këtij distancimi pas afrimitetit fillestar mbeten ende të paqarta, mbetet për t’u zbuluar çfarë ka ndodhur në prapaskenë për të çuar në këtë kthesë të ftohtë të marrëdhënies së tyre.


