Showbiz

Tayna dhe Dhurata Dora, studio bashkë: Bashkëpunim muzikor në horizont?

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një fotografi e postuar nga trajnuesja e vokalit të Taynës, Adelina Thaçi, ka ndezur spekulimet për një bashkëpunim të mundshëm mes dy prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, Taynës dhe Dhurata Dorës.

Adelina Thaçi, e cila njihet për punën e saj me artistë të shumtë, përfshirë edhe Taynën, ka shpërndarë në rrjetet sociale një imazh nga studio muzikore ku shihen të pranishme edhe Dyartat. Ajo ka shoqëruar fotografinë me mbishkrimin: “Studios tonë iu shtua edhe një yll tjetër. Dhurata Dora sot bashkë edhe me Tayna. Punë, energji, të qeshura… edhe pak magji”.

Ky takim, i cili duket se ka ndodhur në një studio muzikore, ka ngritur menjëherë dyshime te fansat për një projekt të përbashkët mes Taynës dhe Dhurata Dorës. Të dyja këngëtaret gëzojnë një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe një bashkëpunim mes tyre do të ishte padyshim një ngjarje e madhe në skenën muzikore shqiptare, pasi deri më tani ato nuk kanë realizuar kurrë një këngë së bashku.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Nëse ky bashkëpunim do të bëhet realitet, pritet që projekti të rezultojë një sukses i madh, duke pasur parasysh stilin unik dhe bazën e gjerë të fansave që kanë secila nga artistet. Megjithëse detaje të mëtejshme nuk janë bërë ende publike, publiku po pret me padurim për të dëgjuar rezultatin e këtij takimi.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *