Showbiz

I dërguan foto intime të Elijones dhe Klodit, reagon ashpër ish e dashura e këtij të fundit

Rrugëtimi i “Big Brother VIP Kosova 4” përfundoi, dhe bashkë me të u mbyll edhe kapitulli i lidhjes mes Klodian Mihajt dhe Alice Masellit.

Dyshja i dha fund romancës së tyre menjëherë sapo finalisti doli nga shtëpia e famshme.

Gjatë qëndrimit të tij brenda, ishte pikërisht raporti i jashtëm me Alice-n ai që e frenonte vazhdimisht Klodin për të ecur përpara dhe për të thelluar njohjen me Elijonën.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Por, me përfundimin e formatit dhe ndarjen përfundimtare nga ish-partnerja, Klodi dhe Elijona e kanë zyrtarizuar tashmë lidhjen e tyre, duke e vazhduar romancën si çift në jetën reale.

Megjithatë, ky zhvillim nuk ka kaluar pa zhurmë në rrjetet sociale, duke përfshirë drejtpërdrejt edhe ish-partneren e Klodianit.

Së fundmi, përdoruesit në TikTok i kanë dërguar dhe komentuar Alice-s fotografinë e re ku Klodi shihet duke u puthur me Elijonën.

Përballë këtij fluksi të vazhdueshëm mesazhesh dhe imazhesh që i rikujtojnë të kaluarën, ajo ka zgjedhur të mos heshtë.

Përmes një komenti në llogarinë e saj, Alice ka reaguar duke kërkuar që kjo situatë të marrë fund menjëherë.

“Djema, sinqerisht jeni bërë të padurueshëm. Keni zero respekt, shkoni dhe komentoni në TikTok-et e tyre dhe jo në të miat. Unë kam ecur përpara, faleminderit,” ka shkruar ajo publikisht.

Me këtë reagim të prerë, Alice ka theksuar se nuk ka asnjë interes të jetë pjesë e dinamikave të ish-të dashurit të saj dhe kërkon vetëm që ndjekësit të respektojnë distancimin e saj nga kjo histori. /Prive By Liberta Spahiu

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *