E hënë, 14 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Mbi 5 mijë vdekje në Gjermani nga vala ekstreme e të nxehtit

Vala ekstreme e të nxehtit që goditi Gjermaninë në fund të muajit qershor ka shkaktuar më shumë se 5 mijë vdekje të tepërta, bazuar në të dhënave paraprake të Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë.

bazuar në këtyre të dhënave, gjatë javës së fundit të qershorit janë regjistruar 5.486 vdekje më shumë krahasuar me mesataren e viteve 2022–2025.

Kjo periudhë përkoi me kulmin e valës së të nxehtit, kur Gjermania u përball me temperatura rekord dhe në disa zona të vendit temperaturat kaluan mbi 41 gradë Celsius.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ekspertët kanë pararaportimëruar se temperaturat ekstreme paraqesin rrezik të veçantë për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, pasi nxehtësia e madhe mund të përkeqësojë gjendjet ekzistuese shëndetësore.

Gjermania është përballur me një seri rekordesh të temperaturave të larta gjatë kësaj vale të të nxehtit, ndërsa autoritetet dhe ekspertët kanë ngritur shqetësime për ndikimin e kushteve ekstreme në shëndetin e qytetarëve.

Shkencëtarët pararaportimërojnë se valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive si pasojë e ndryshimeve klimatike.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *