E hënë, 2 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

Një muaj pas zgjedhjeve, Kosova ende pret certifikimin e rezultateve dhe formimin e institucioneve

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ka kaluar një muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, por procesi zgjedhor në Kosovë ende nuk ka përfunduar, pasi rezultatet nuk janë certifikuar për shkak të ankesave që vazhdojnë të shqyrtohen nga institucionet kompetente.

Certifikimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konsiderohet hapi i fundit i procesit zgjedhor dhe do t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të ri, si dhe nisjes së procedurave për formimin e Qeverisë.

Në pritje të këtij momenti, subjektet politike kanë vazhduar me deklarata për skenarët e mundshëm pas certifikimit. Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur bindjen se do të sigurojë shumicën parlamentare për krijimin e ekzekutivit të ri, ndërsa partitë opozitare kanë bërë të ditur se do të presin përfundimin zyrtar të procesit zgjedhor para se të vendosin për hapat e tyre politikë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Analistët vlerësojnë se sfida kryesore nuk do të jetë vetëm certifikimi i rezultateve, por edhe sigurimi i votave të nevojshme për ndërtimin e institucioneve të reja. Formimi i Qeverisë kërkon shumicë të thjeshtë në Kuvend, ndërsa zgjedhja e presidentit do të kërkojë një konsensus më të gjerë politik.

bazuar në rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë me 47.13 për qind të votave, duke siguruar 53 ulëse në Kuvend. Pas saj renditen PDK-ja me 22 mandate, LDK-ja me 18 dhe Aleanca me 7 mandate.

Vetëm pas certifikimit të rezultateve do të nisin afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja të vendit.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *